Telenews

Ramë Lahaj: E turpshme që kosovarët edhe në vitin 2023 të mos mund të lëvizin të lirë

rame-lahaj:-e-turpshme-qe-kosovaret-edhe-ne-vitin-2023-te-mos-mund-te-levizin-te-lire

Tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, shpesh përmes rrjeteve sociale trajton ngjarje e tema të përditshme në të cilat përfshihet edhe Kosova.

Ai së fundmi përmes një postimi të shpërndarë në Facebook ka treguar për problemet që janë ballafaquar artistët e rinj nga stafi i “Ramë Lahaj International Opera Festival”.

Artisti nga Istogu theksoi që procesi i aplikimit për viza, për disa të rinj që do të udhëtonin drejt Evropës, për aktivitete, ishte i ndërlikuar, me termine të vështira dhe ‘kërkesa e dëshmi banale’.

Postimi i plotë i Lahajt, pa ndërhyrje:
“U bënë vite që Kosova negocion e plotëson çdo kusht për të marr të drejtën elementare të lëvizjes së lirë, atë të liberalizimit të vizave.

Në platformën e festivalit tonë RLIOF qëllimin kryesor e kemi mbështetjen e talenteve të rinj, këto dit stafi ynë u përballu me proceset e aplikimit të vizave për disa prej artisteve të rinj, që do të udhëtojnë për disa aktivitete në Evropë.

Aplikacione të ndërlikuara, termine që mezi i bën, kërkesa e dëshmi banale!

Është vërtet e pa pranueshme dhe e turpshme që Kosovaret edhe në vitin 2023 të mos mund të lëvizin të lirë, kur dihet që janë plotësuar të gjitha kushtet dhe që një pjesë e madhe e jona veçse jeton në shtete evropiane”.

Të ngajshme

Ronaldo iu bashkua “shakasë kosovare” për dasmat: “Ma mirë me ato pare shkoj n’deti” –

KushtrimGuraj

Vdes aktorja në moshë të re

Yllka Gashi

Brikena emocionon me dedikimin për Mateon

Rrezarta Ramaj