Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi kryesia e PDK-së nuk e pranoi rikthimin e Fatmir Limajt në parti.
Sipas Lladrovcit, kjo gjë nuk po i shërben as Kosovës e as PDK-së dhe se në këtë rast, sipas tij, u ripërserit modeli i ndikimit të Kryesisë për ta paraqitur Bedri Hamzën humbës dhe Fatmir Limajn jomeritor në listë.
“U ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së. Kreatorët e kësaj fryme, nuk po i bëjnë shërbim Kosovës e as PDK-së. Për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në Listë, janë ata që nuk patën guxim të ballafaqohen me pozitën dhe qytetarin ndër vite. Anëtarësia e gjerë, simpatizantët dhe qytetarët, do të jenë në përkrahje të PDK-së, të heronjve tanë të luftës e paqes dhe të Bedri Hamzës”, ka shkruar Lladrovci në një postim në Facebook.
https://www.facebook.com/share/p/18QNvYt3Eb/?mibextid=wwXIfr

