Ish-mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, ka konfirmuar zyrtarisht vendimin për t’u tërhequr nga futbolli profesionist.
Klubi i fundit i 35-vjeçarit ishte UNAM Pumas në Meksikë, nga i cili u largua në tetor 2025. Më parë, ai përfaqësoi edhe klube si Juventus, Rangers, Nice dhe Cardiff City .
“Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë. Pas shumë mendimesh, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli“, tha Ramsey në një deklaratë zyrtare në faqen e internetit të Federatës së Futbollit të Uellsit.
“Së pari, dua të filloj me Uellsin. Ka qenë privilegji im të vesh fanellën e Uellsit dhe të përjetoj kaq shumë momente të pabesueshme me të. Nuk do të kishte qenë e mundur pa kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë trajnerëve nën drejtimin e të cilëve kam luajtur dhe të gjithë stafit që më ka ndihmuar në shumë mënyra”.
Së dyti, faleminderit të gjitha klubeve për të cilat kam pasur fatin të luaj. Faleminderit të gjithë trajnerëve dhe stafit që më kanë ndihmuar të jetoj ëndrrën time dhe të luaj në nivelin më të lartë”.
“Dhe një falënderim i madh për gruan dhe fëmijët e mi dhe të gjithë familjen time. Pa ju në krah gjatë gjithë kohës, asgjë nga kjo nuk do të kishte qenë e mundur”, ka thënë Ramsey.

