Telenews

Policia në aksion: Kapet një veturë me mallra kontrabanduara dhe targa të Serbisë në veri

Njësitë e Policisë së Kosovës së bashku me Doganën… gjatë një aksioni të përbashkët kundër kontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë pa targa në zonat malore të fshatrave Banjskë dhe Shareni-Kamen.

Sipas njoftimit automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe, por personat që gjendeshin brenda e braktisën atë dhe u larguan në drejtim të panjohur.

Më tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit, në veturë u gjetën 32 thasë me pantallona (1217 palë xhinse) dhe 1 thes me rripa pantallonash (303 copë).

Po ashtu, në automjet u sekuestruan një palë targa të Serbisë, një kanistër plastik me naftë dhe një radiolidhje.Njësitë nga Dogana e Kosovës kanë bërë konfiskimin e mallit të kontrabanduar. Me udhëzimet e prokurorit të shtetit rasti mbetet të trajtohet nga Dogana e Kosovës.

Të ngajshme

Pretendohet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagime nga deputetët e ish-opozitës

Rrezarta Ramaj

Igball Jashari: Ata që e fyen Bacë Rifatin nuk janë njerëz

Rrezarta Ramaj

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel i rrezikuar

Rrezarta Ramaj