Telenews

RAMUSH HARADINAJ KUJTON VËLLAIN SHKELZENIN NË PËRVJETORIN E TIJ (FOTO)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 23 vjetorin e rënies ka kujtuar vëllain e tij, Shkëlzenin.
Bashkë me familjarë e miq, Haradinaj nderoi të rënët në Gllogjan dhe Maznik.
“Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve. Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun”.
Mes tjerash, Haradinaj thotë se pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë.
“Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 15 mars

Rrezarta Ramaj

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Rrezarta Ramaj

Trump: Të mbrojmë Ngushticën e Hormuzit

Rrezarta Ramaj