Telenews

Raporti 24 orësh për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar raportin ditor për COVID-19.
Nga 485 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 e gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 96 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.705 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.930 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.635 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.052.
Në total numri i rasteve aktive është 138.

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj