Telenews

Raporti i Freedom House: Qeveria Kurti me progres të limituar në luftën kundër korrupsionit

 

 

Është publikuar raporti i organizatës “Freedom House” për vitin 2023.

Aty vlerësohet se Qeveria e Albin Kurti ka pasur progres të limituar në luftën kundër korrupsionit.

“Përkundër fushatës për luftimin e korrupsionit, Qeveria Kurti ka demonstruar progres të limituar”, thotë një pjesë e Raportit të Freedom House për përpjekjen e Qeverisë në luftimin e korrupsionit.

“Beteja kundër korrupsionit vazhdon të jetë një sfidë e madhe. Megjithëse Kosova është në proces të hartimit të strategjisë së re kundërkorrupsion, progresi në këtë drejtim ka hasur në një seri bllokadash për të cilën, kryeministri Albin Kurti ia ka atribuuar dështimin ndërhyrjes së opozitës”.

“Qeveria Kurti në vetvete, është përballur me skandalin korruptiv të rezervave shtetërore, që vazhdon të jetë nën hetim. Largimi i kret të Ekipit Special për hetim në policinë e Koosvës ka ngjallur shqetësimë në Kosovë dhe përkushtimin për luftimin e korrupsionit. Përkundër fushatës për luftimin e korrupsionit, Qeveria Kurti ka demonstruar progres të limituar”, thuhet në raport.

 

source

Të ngajshme

Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës

Rrezarta Ramaj

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj