Telenews

Raporti i IKD-së: 12 deputet e ministra me aktakuza, prijnë VV-ja, AAK-ja, PDK-ja! Asnjë nga LDK-ja!

 

Është publikuar raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi rreth monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë.

Në këtë raport, IKD ka identifikuar 12 deputetë (në mesin e tyre edhe ish-deputetë, tani ministra) që gjatë vitit 2023 janë përballur me ligjin. Në këtë numër prijnë deputetët e LVV-së, pastaj AAK-së dhe të PDK-së.

Sipas raportit, deputetët e LVV-së: Valon Ramadani, Drita Millaku, Salih Zyba e Fitore Pacolli-Dalipi si dhe Xhelal Sveçla, akuzohen për dy vepra penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“.

Në aktakuzë thuhet se në seancën e Kuvendit të Kosovës, në cilësi të deputetit, Ramadani, Millaku, Zyba Pacolli-Dalipi dhe Sveçla kishin hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Deputetët e PDK-së: Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe Mërgim Lushtaku përballen me akuzën për veprën penale “Sulmi”, kurse deputeti Beqa akuzohet edhe për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, përderisa Bekim Haxhiu akuzohet për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Deputeti Artan Abrashi ngarkohet me veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se Abrashi kishte sulmuar personat zyrtarë të cilët kanë qenë duke i kryer detyrat zyrtare lidhur me sigurinë e përgjithshme dhe ruajtjen e rendit publik.

Sipas IKD-së Deputetja e GP të AAK-së, Time Kadrijaj, së bashku me ish-deputeten Teuta Haxhiun ngarkohen me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas aktakuzës, ato kishin mbajtur në posedim armë, në atë mënyrë që paraprakisht kanë siguruar armë që përdoret për shpërndarjen e gazit irritues.

Në një rast tjetër, deputeti i AAK-së Pal Lekaj u dënua për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, me 3 vjet e 8 muaj burgim efektiv.

Ndaj tij, gjykata e shkallës së parë shpalli edhe dënim plotësues: ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj.

Ndërsa, deputeti i PDK-së Xhavit Haliti u dënua për veprën penale “Sulm“, me 1 mijë euro gjobë.

source

Të ngajshme

IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri policor, dyshohet për fotografim të paautorizuar

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradim e policëve

Serbët nisin konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS