Telenews

Raportime për bomba në shkollat ​​e Malit të Zi, evakuohet ndërtesa e Kuvendit

Mëngjesin e sotëm ka pasur informacione për mjete shpërthyese të vendosura në ndërtesën e Kuvendit dhe në shumicën e shkollave në të gjithë Malin e Zi.

“Policia është njoftuar për raportime për bomba në disa shkolla në Mal të Zi, por edhe në ndërtesën e Kuvendit, e cila është evakuuar. Në përputhje me procedurat e përcaktuara, Drejtoria e Policisë ndërmerr të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj”, njofton Drejtoria e Policisë në Twitter.

Për këtë rast po ndërmerren masa dhe veprime, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Raportet për mjete shpërthyese u morën me e-mail.

Prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimet në ato shkolla dhe kopshtet u ftuan të vinin të merrnin fëmijët e tyre. Mësimi është ndërprerë dhe siç mëson RTHN, mësimi nuk do të zhvillohet as në turnin e pasdites.

Të ngajshme

Kurti jep sinjale bashpunimi me partitë tjera: Do t’i takojmë e do të komunikojmë

Rrezarta Ramaj

Numërimi drejt fundit, LVV bie në 42.94 %, PDK 21.05% , LDK 17.63 %, AAK 7.18 %

Rrezarta Ramaj

Ademi pas fitores së Kosovës: Kjo fitore i dedikohet Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj