Telenews

Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV për gjuhën shqipe

Mijëra student shqiptarë janë mbledhur sot në Maqedoninë e Veriut për protestën e tyre për gjuhën shqipe.

Të grumbulluar në Shkup, studentëve shqiptarë në RMV i janë bashkuar edhe ata nga Kosova.

Në thirrjet e tyre, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov.

Gjatë tubimit të tyre studentët kanë përdorur edhe thirrje kombëtare si: O sa mirë me qenë shqiptarë; Gjuha shqipe amanet. Po ashtu gjatë marshimit të tyre ata kanë kënduar Himnin Kombëtar.

Siç bën me dije Top Channel, tre studentë janë arrestuar nga policia maqedonase.

Të ngajshme

Vijojnë kërkimet për 80-vjeçarin e zhdukur nga Ferizaj, në terren edhe dronë –

KushtrimGuraj

Kosova dhe Shqipëria pritet të dërgojnë trupa në Forcën Ndërkombëtare për Gazën –

KushtrimGuraj

Kurti për nderimet ndaj Mlladiqit: Vështirë të flitet për pendesë në një shoqëri që glorifikon kriminelët e luftës –

KushtrimGuraj