Telenews

Raportohet se ambasadori Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj po raportohet se është duke u intervistuar nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë.

Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar gjerësisht në medie, raporton Nacionale.

Vitin e kaluar, mediat sllovene shkruajtën për një skandal të madh financiar, ku ishte i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, dukej që ishte përfshirë edhe ambasadori Berishaj.

Një televizion slloven, Planet TV, kishte raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, Berishaj.

Të ngajshme

Avokati paralajmëron: Punësimet e përkohshme pa konkurse janë shkelje e ligjit

KushtrimGuraj

Rasti Banjska, Koci: Ka prova të shumta, kërkojmë burgim të përjetshëm për të akuzuarit

Donat Hashani

17-vjeçari nga Gjilani që dy javë i zhdukur, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Donat Hashani