Telenews

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian viziton vendin ku u sulmua kanali i Ibër-Lepencit në Zubin Potok

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Teras, po qëndron për një vizitë tre ditore në Kosovë për t’u njohur më mirë më situatën politike dhe atë të sigurisë në vend.

Teras sot ka qëndruar edhe në Komunën e Zubin Potokut, në afërsi të vendit ku ka ndodhur sulmi me bombë në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Siç raporton gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova nga Veriu i vendit, Teras është parë nën shoqërinë e zv.komandantit të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani./

 

source

Të ngajshme

Ndotja e ajrit në rritje në Kosovë, mjekët apelojnë për kujdes në ditët me mjegull

Erzana Fazliu

Policia shqipton rreth 1 mijë e 900 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Valjeta Turkaj

Rrahje me kaçavidë në Partesh, dy të lënduar rëndë

Valjeta Turkaj