Telenews

Rasti “AlbKings”, drejtori i Policisë: Po zhvillohen hetimet

Në raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është pyetur edhe për rastin “AlbKings”.

Hoxha ka thënë se lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës është duke i zhvilluar hetimet.

“Njësitet tona profesionale kanë bërë një hetim, disa arrestime”, ka thënë Hoxha.

Kujtojmë që më 18 prill, njëri nga adminët e “AlbKings”, grupit që ka publikuar fotografi eksplicite dhe të dhënat personale të grave e vajzave, është arrestuar nga policia dhe ndaj tij Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj.

Lexo më shumë: Një muaj paraburgim për adminin e grupit “AlbKings”

“Gjykata vlerësoj se duhet të caktohet paraburgimi, duke marr parasysh faktin se i pandehuri E.N është shtetas i huaj, shtetas i Republikës së Serbisë dhe nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës dhe lehtësisht mund të largohet nga Kosova me qëllim që të shmanget procedurës që zhvillohet kundër tij, duke pat parasysh dëmin që është shkaktuar të dëmtuarve”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

source

Të ngajshme

Mercedes-Benz CLA zgjidhet “Vetura Evropiane e vitit 2026”

KushtrimGuraj

Për herë të parë në vite, kjo kompani është më e vlefshme se Apple

KushtrimGuraj

Sot 17 vjet Steve Jobs thirri një konferencë, prezantoi iPhonin e parë

Valjeta Turkaj