Telenews

Rasti Dehari, Shërbimi Korrektues i Kosovës i largon nga puna dy zyrtarë të saj

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna Burim Buleshkajn, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK dhe Destan Zogajn, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

Në njoftim thuhet se ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për “shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016”.

“Gjatë hetimit dhe rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë e tyre, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka konstatuar se lidhur me rastin në fjalë, B.B dhe D.Z janë përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore. Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës  duke u bazuar në këto shkelje ka vendosë largimin e të dy nëpunësve civil nga puna.”

Kujtojmë se para pesë muajsh ata ishin pezulluar nga puna.

Të ngajshme

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj

​“Jo në emrin tim, deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Hamza përfundon takimin në PDK: Ligji duhet me u aprovu, po shkoj në takim te Kurti

Rrezarta Ramaj