Telenews

“Rasti i 11 vjeçares nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë”

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka thënë gjatë një konference për media se rasti i 11 vjeçares së mitur nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë.

Ai ka thënë se rasti i 11 vjeçares ka qenë shumë i ndjeshëm.

“Rasti i të miturës, është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka bërë që të gjithë institucionet të reflektojnë. Si rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë” është shprehur Zogaj.

Por thotë se një nga 11 të arrestuarit ka precedent penal në gjykatë.

Njëri nga 11 të pandehurit që sot ndodhen në gjykatë është e vërtetë që ka precedent penal dhe ka veprat në gjykatë” ka thënë Zogaj.

Këshilli Gjyqësor i është kundërpërgjigjur të hënën akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që “200 gjyqtarë kanë dhënë vetëm gjoba për rastet e dhunës seksuale”.

Po ashtu edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar sistemin e drejtësisë për neglizhencë. /

Të ngajshme

Në vend të përkujdesjes, kërcënime nga i biri – babai 65-vjeçar shkon në Polici, djali përfundon në pranga

Rrezarta Ramaj

Lista e Anglisë me plot befasi, ftohen dy vëllezërit, por jo edhe Palmer

Rrezarta Ramaj

Moderatori i njohur shqiptar paraqitet me mëngjes në SPAK

Rrezarta Ramaj