Telenews

Rasti i Astrit Deharit: Ministria e Drejtësisë pezullon nga detyra Kryeinspektorin

Ministria e Drejtësisë njofton se mbi bazën e gjetjeve në Raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, sot Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për pezullimin nga puna të Kryeinspektorit të Inspektoratit, Ylber Topalli.

Procedura disiplinore ndaj z. Topalli është iniciuar për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, që kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016.

Me këtë rast, pas konstatimit të gjetjeve të Raportit të cilat i kemi proceduar edhe në Prokurori të Shtetit, bëjmë thirrje dhe theksojmë nevojën e vazhdimit të procedurave hetimore për trajtimin e mëtutjeshëm të të gjitha rrethanave deri në zbardhjen përfundimtare të këtij rasti” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Të ngajshme

Çitaku lavdëron kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave: Ata mishërojnë idealizmin, kompetencën dhe përkushtimin

KushtrimGuraj

“Kapja” e zgjedhjeve: Ish-kryetarja e nëndegës së VV-së dhe mbështetësi i “parimeve të Kurtit” marrin poste të rëndësishme në KQZ, anëtarët e “opozitës” heshtin

KushtrimGuraj

Pas vendimit të Gjykatës për sheshin, Uran Ismaili ka një premtim për të që në javën e parë si kryetar

Donat Hashani