Telenews

Reagon FFK lidhur me thirrjet fyese dhe banderolave të shfaqura në ndeshjet Çeki- Shqipëri dhe Serbi-Zvicër

FFK dënon aktet e tifozërisë çeke e serbe dhe dorëzon ankesë në UEFA.

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në kuadër të Nations League, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2-0. Ndeshja e zhvilluar në Leskovc edhe pse përfundoi pa ndonjë incident, ajo u shoqërua me provokime nga tifozëria serbe përmes shfaqjes së banderolave me hartën e Kosovës dhe flamurin serb mbi të. Përveç kësaj ata brohoritën me thirrjet “Kosova është Serbi” dhe thirrje tjera anti-shqiptare, duke provokuar kështu direkt lojtarët shqiptarë që përfaqësojnë Zvicrën dhe jo vetëm.

Skenar i ngjashëm ndodhi edhe në ndeshjen Çeki- Shqipëri e zhvilluar para dy netësh në Pragë, të cilën e fituan çekët me rezultat 2-0. Në këtë ndeshje një pjesë e tifozërisë çeke shfaqën banderola të ngjashme sikurse ato të lartpërmendura dhe flamurin kombëtar shqiptarë mbrapsht me një “x” përmbi në formë përdhosje. Kjo nuk ju mjaftoi atyre, pasi që bënë edhe fyerje anti-shqiptare.

Këto skena bënë që FFK të mos qëndronte duarkryq dhe të reagonte. Në postimin e tyre në faqen zyrtare janë shprehur: “Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër shfaqjen e banderolave me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim” si dhe thirrjet kundër Kosovës dhe shqiptarëve që u dëgjuan gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Serbi-Zvicër dhe Çeki-Shqipëri.

Këto akte të papranueshme, e të cilat po ndodhin në vazhdimësi nga tifozë serbë dhe tifozë të disa vendeve tjera që janë të afërta me grupet e tilla serbe, nuk kanë vend në futboll dhe në asnjë arenë sportive, pasi përhapin urrejtje dhe përçarje mes popujsh e shtetesh.

Rikujtojmë se incidentet e tilla janë në kundërshtim të plotë me vlerat që UEFA dhe komuniteti ndërkombëtar i futbollit përfaqësojnë. Futbolli duhet të shërbejë si platformë e fuqishme për promovimin e paqes, bashkëjetesës dhe vlerave të barazisë kudo.

FFK, si anëtare e barabartë me federatat e shteteve tjera, ka përgatitur ankesën zyrtare për në UEFA, me dëshmitë e të gjitha shkeljeve e ofendimeve që u bën ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar që të ndërmerren masa të menjëhershme për të dënuar në mënyrë sa më të ashpër skenat e tilla dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre në të ardhmen.

Stadiumet e futbollit duhet të shërbejnë si arena spektakli për tifozët e mirëfilltë e jo si vend për të shpërfaqur irredentizëm, racizëm e ofendime të llojllojshme.

FFK mbetet besnike e promovimit të vlerave, respektit e solidaritetit në sport dhe do të angazhohet në çdo nivel që të sigurojë se këto akte do të dënohen nga mekanizmat e futbollit ndërkombëtar.”

Deri tani UEFA nuk reaguar asgjë në këtë drejtim dhe kjo pritet të ndodh përgjatë këtyre ditëve.

 

Të ngajshme

Shqipëri-Serbi, FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat për duelin e 7 qershorit: Nuk është një shpikje

Valjeta Turkaj

Barcelona feston titullin para tifozëve – Yamal në qendër të festës

Erzana Fazliu

Pesë ekipe do të luftojnë për mbijetesë në Serie A deri në momentin e fundit

Valjeta Turkaj