Telenews

Real Madrid e sheh Erling Haaland si zëvendësues të Vinicius

Real Madrid po shqyrton mundësinë e transferimit të Erling Haaland në rast se nuk arrin të rinovojë kontratën me Vinicius Junior.

Sipas mediumit spanjoll SPORT, presidenti Florentino Perez e konsideron sulmuesin norvegjez si zëvendësuesin ideal të brazilianit, i cili do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij.

Megjithatë, transferimi i Haaland pritet të jetë shumë i vështirë, pasi ai ka kontratë me Manchester City deri në vitin 2034 dhe klubi anglez nuk ka ndërmend ta shesë. Për më tepër, çdo ofertë për norvegjezin pritet të kalojë vlerën e 200 milionë eurove.

Pavarësisht spekulimeve, Vinicius mbetet pjesë e Real Madridit dhe nuk ka shfaqur dëshirë për t’u larguar.

Të ngajshme

Arritën marrëveshje për pranim fajësie, veçohet procedura për dy të akuzuar për barrikadat në veri

Yllka Gashi

Arrestohen tre burra në Prizren, sulmuan policët

Yllka Gashi

Gruaja dyshohet se sulmoi fëmijët me sëpatë në një park në Prishtinë

Yllka Gashi