Telenews

Real Madrid lëviz për Nico Paz, i vendos Comos afat dhe opsion blerjeje prej 60 milionë eurosh

Real Madridi ka informuar klubin italian Como për vendimin e tij për të aktivizuar klauzolën e riblerjes prej 10 milionë eurosh për mesfushorin Nico Paz, në një zhvillim të ri të negociatave mes palëve.

Sipas marrëveshjes së propozuar nga klubi spanjoll, pas rikthimit të lojtarit në Madrid, Como do të ketë mundësinë ta riblejë sërish argjentinasin për shumën prej 60 milionë eurosh në një marrëveshje të re.

Raportohet se nëse klubi italian nuk pranon kushtet deri në afatin e caktuar javën e ardhshme, Paz do të rikthehet te Real Madridi, i cili më pas mund ta shesë atë në treg për të njëjtën vlerë.

Nico Paz ka kaluar dy sezone të suksesshme te Como, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës dhe duke ndihmuar klubin në arritje historike në garat evropiane.

Negociatat mes dy klubeve mbeten ende të hapura, ndërsa pritet vendimi përfundimtar në ditët në vijim.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj