Telenews

Reali është duke e monitoruar nga afër Fernandesin në Katar

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, është duke u monitoruar nga Real Madridi në Kampionatin Botëror, me planet për një transferim të mundshëm.

Ai është njëri nga futbollistët kryesorë të Portugalisë në ‘Katar 2022’ që tashmë e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales.

Reali ka interesim afatgjatë për 28-vjeçarin që daton prej kohës kur ai luante te Sporting Lisbona. Dhe derisa forma e tij në Old Trafford është ngritur dukshëm, Los Blancos mund të përgatitin një ofertë.

(Foto: Getty Images)

Siç shkruan Daily Express, Madridi mund të tentojë transferimin e Brunos qoftë në janar ose në qershor.

Fernandes ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asistime deri më tani në Kampionatin Botëror në Katar.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj