Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, kanë realizuar me sukses dy ekstradime të personave të kërkuar nga drejtësia, të shpallur në kërkim ndërkombëtar me karton të kuq (red notice) në INTERPOL.
Dje, më 07.04.2026, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi kosovar me inicialet I. A., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Sot, më 08.04.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëria, shtetasi kosovar me inicialet N.C., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë shqiptare. I dyshuari u është dorëzuar autoriteteve policore shqiptare në PKK Vermicë.

