Telenews

Renovimi i shkollave në Komunën e Drenasit

Shpeshherë kushtet në shkolla nuk mund të jenë edhe aq të mira për mbajtjen e mësimit.

Kushtet jo të mira në shkolla mund të zëvëndësohen me kushte të ambienteve të rehatshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Ndaj një iniciativë është marrë në një shkollë në Komunën e Drenasit, ku kanë filluar ndërhyrjet për renovimin e shkollave.

Komuna e Drenasit ka filluar nëpërmjet dëgjimeve buxhetore në secilën bashkësi lokale të bëjë identifikimin e nevojave të qytetarëve në komunën tonë.
Një e tillë është edhe në shkollën e fshatit Tërdec ku është bërë  renovimi i klasëve të kësaj shkolle.
Komuna e Drenasit ka falenderuar qytetarin Ramadan Ramaj për publikimin e gjendjes së klasëve para dhe pas ndërhyrjeve në renovim të tyre.
“Mbetemi të përkushtuar të punojmë shumë, të rregullojmë mirëqenien e gjithë qytetarëve tanë.
Ditë të mira po na presin!“, ka shkruar Komuna e Drenasit në postimin e tyre në Facebook. /Telenews.al/

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj