Telenews

Reperi amerikan qëllohet për vdekje duke xhiruar videokipin muzikor

Një muzikant i ri premtues është qëlluar për vdekje dje në Uashington, teksa ishte duke xhiruar videon e këngës së tij.

16 vjeçari Justin Johnson, i cili performon me emrin 23 Rackz, u gjet i vrarë tragjikisht rreth orës 11:30, shkruante rrjeti vendas  WTTG-TV.

Artisti i ri nga  Maryland kishte publikuar së fundmi një album muzikor të quajtur “Rookie of the Year” (Fillestari i vitit) që konsiderohej i rrymës DMV rap, i stilit të perkusionit të përdorur tashmë në DC, Maryland e Virginia.

Pak para se Johnson të vritej ai kishte postuar në Instagram vendndodhjen e tij.

Policia raportohet se ka ofruar një shpërblim prej $25,000 për informacione që do të çojnë në kapjen e vrasësit të adoleshentit.

Të ngajshme

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj

Heidi Lushtaku: Familja më dha gjithçka, asnjë sukses nuk e zëvendëson dashurinë

Rrezarta Ramaj