Telenews

Reperi i njohur akuzohet për përdhunim e mbytje të një gruaje

YouTuberi dhe reperi britanik, Yung Filly, është paraqitur në gjykatë i akuzuar për përdhunimin dhe mbytjen e një gruaje në dhomën e tij të hotelit në Perth, pas një shfaqjeje, sipas raportimeve të mediave australiane.

29-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Andres Felipe Valencia Barrientos, u arrestua dhe u ndalua në Brisbane të martën, për t’u ekstraduar në Perth.

Supozohet se reperi dhe prezantuesi i BBC-së ka sulmuar seksualisht një grua në të 20-at në dhomën e tij të hotelit në Perth, pas një performancë që pati në një lokal në Hillarys, një periferi bregdetare në veri të kryeqytetit të Australisë Perëndimore, më 28 shtator.

“Hetimet për këtë rast janë në zhvillim e sipër dhe detektivët e Seksionit të Sulmeve Seksuale inkurajojnë çdo person që ka informacion lidhur me këtë çështje, ose ndonjë rast të ngjashëm, të kontaktojë Crime Stoppers”, thuhet në një deklaratë të Policisë së Australisë Perëndimore.

Të ngajshme

FSK përballë sukseseve, sfidave e angazhimeve gjatë vitit 2024

KushtrimGuraj

Popstarët e lodhur: Kur fama kërkon pauzë

KushtrimGuraj

Pacolli thotë se Kosovës së shpejti i vijnë njohje të reja

Donat Hashani