Telenews

Reporterët pa Kufij: Qeveria Kurti po e shtyn Klan Kosovën drejt mbylljes, ky vendim duhet të tërhiqet

Organizata Reporterët pa Kufij ka reaguar pas vendimit të MINT-it për refuzimin e ankesës së Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit.

Reporterët pa Kufij tha se pluralizmi i informacioni po kërcënohet rëndë me refuzimin e ankesës më të madhe në vend.

“Kosovë: pluralizmi i informacionit kërcënohet rëndë me refuzimin e ankesës nga media më e madhe private në vend, Klan Kosova! Duke e lënë në fuqi pezullimin e certifikatës së saj të biznesit, qeveria e Albin Kurtit po e shtyn atë drejt mbylljes. Ky vendim duhet të tërhiqet”, thuhet në reagim.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj