Telenews

Reprezentuesi çek: Jam homoseksual, nuk dua të fshihem më

Reprezentuesi i Çekisë, Jakub Jankto, me anë të një videoje ka folur rreth orientimit të tij seksual.

Jankto me këtë rast publikisht e ka pranuar se është homoseksual.

“Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”, tha ndër të tjera ai.

Reprezentuesi çek theksoi se dëshiron të jetojë pa dhunë por me dashuri.

“Kam një punë që prej vitesh e bëj sa më mirë, me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion. Si gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri pa frikë, pa paragjykime, pa dhunë, por me dashuri”, theksoi ai.

27-vjeçari luan aktualisht tek Getafe, i cili ka kaluar aty nga ekipi Sparta Praga, në formë huazimi.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj