Telenews

Reshjet e shiut, policia apel qytetarëve për kujdes në trafik

Policia e Kosovës ka dalë me apel për të gjithë shoferët, pas reshjeve të shiut.

Përmes një postimi në Facebook, Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, shkruhet në njoftim.

source

Të ngajshme

Selina me fjalë të ndjera për DJ Gimbon në natën finale

Blearta

Mateos i ndodh papritura në mbrëmjen e finales

Blearta

Gjyqi në Hagë, Qerkini thotë se provat janë në anën e mbrojtjes

Blearta