Telenews

Rexhaj i VV-së: LDK-ja s’do të ecë para pa AAK-në e PDK-në

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, tha se Albin Kurti është lideri më i votuar që nga shpallja e pavarësisë, duke shtuar se është më i votuar edhe se ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Ai tha të mërkurën kërkesa e LDK-së për qeveri trazicionale është devijim i vullnetit të popullit.

“Vullneti i qytetarëve ka treguar se Kurti është lideri më i votuar që nga shpallja e pavarësisë. Kjo nuk tregon arrogancë…ky është devijim i vullnetit të qytetarëve. Nuk jemi bllokues ne, kemi kërkuar koalicion me LDK-në, por ajo dëshiron të kthehet prapa. S’do të ecën përpara pa AAK-në e PDK-në”, tha Rexhaj.

Deputeti i VV-së shtoi se zgjidhja e vetme e kësaj krize është hyrja në sallë të Kuvendit dhe votimi i kryetarit të Kuvendit.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 11 prill

Valjeta Turkaj

Ndahet nga jeta ish-kongresisti Eliot Engel, zëri i fuqishëm për Kosovën në SHBA

KushtrimGuraj

A e këshillon Thaçi PDK-në për bashkëpunim me VV-në?

KushtrimGuraj