Skuadra e Real Madridit nuk ka arritur më shumë se një barazim në derbin e javës së 23-të në La Liga, ndaj Atletico Madridit.
Rezultati i ndeshjes ishte 1:1, në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, shkruan indeksonline.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Julian Alvarez, nga penalltia.
Kurse golin e barazimit e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 50’të.