Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të jetë e para bindshëm më 72.16% apo 19 mijë e 119 vota.
E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.11% – 2 mijë e 679 vota, transmeton Klankosova.tv
Në vend të tretë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 2 mijë e 538 vota apo 9.58 për qind.
Pas saj është AAK, parti kjo që s’ka arritur të kap as 4 për qind.
Bazuar në rezultatet e përmbledhura, ku përfshihen gjitha votat, LVV është e para me 50.66 për qind, PDK e dyta me 20.43%, dhe LDK-ja me 13.33%.
Top 10-shja e deputetëve më të votuar, përfshinë 9 kandidatë nga VV, si dhe liderin e PDK-së, Bedri Hamzën.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha aktivitetet në kuadër të numërimit të votave po përfundojnë më herët sesa që ishte planifikuar, duke i hapur kështu rrugë shpalljes së rezultatit përfundimtar, më herët se më 19 janar.


