Telenews

Rezultatet preliminare të KQZ-së: LDK nuk fiton në asnjë komunë

numerohen-9218%-te-votave:-vv-prin-me-4094%,-pdk-e-dyta-me-2246%,-ldk-e-treta-me-17.66%

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dalë partia e parë në asnjë komunë të Kosovës sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, pas numërimit të 97% të votave.

LDK-ja nuk ka dalë e para as në komunat ku udhëheq në nivel lokal.

Rezultatet preliminare të KQZ-së pas numërimit të 97% të votave radhisin Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) të parën parti në 21 komuna të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës prin në tri komuna dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë dhe partnerët e koalicionit janë të parët në tri komuna.

Në nivel vendi, me 97.24% të votave të numëruara Vetëvendosje renditet e para me 335 mijë e 666 vota apo 41.08%.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtyre rezultateve, ka marrë 22.21% të votave apo 181 mijë e 522 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta deri më tani me 17.75% apo 145 mijë e 040 vota.

Koalicioni AAK-NISMA, Intelektualët, Konservatorët, kanë 7.47% të votave apo 61 mijë e 065.

Sipas KQZ-së, rezultatet preliminare nuk përfshijnë: votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë zgjedhjet e gjashta me radhë që u mbajtën që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17.02.2008.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj