Në një intervistë ekskluzive për Harper’s Bazaar, Rihanna ndau detaje të rralla mbi jetën si nënë dhe personalitetet e kundërta të djemve të saj, RZA dhe Riot.
Këngëtarja e “Diamonds”, e cila së fundmi festoi 37-vjetorin, tregoi se RZA, dy vjeç, është një fëmijë empatik dhe i ndjeshëm, i dashuruar pas muzikës, librave dhe ujit.
Ndërkohë, Riot, një vjeç, është plot energji dhe shpërthen në këngë që në mëngjes. “Ai është alarmi im i mëngjesit!” tha me humor Rihanna, shkruan DailyMail.
Ajo pranoi se RZA e pati të vështirë të përshtatej me një vëlla më të vogël, por tashmë Riot “e di që është në krye”.
Rihanna zbuloi gjithashtu se emri i tij u frymëzua nga Pharrell Williams, pas këngës “Riot”, të cilën ai dhe ASAP Rocky publikuan në 2023.
Duke folur për partnerin e saj, Rihanna e quajti Rocky-n një baba të mrekullueshëm, duke pranuar me shaka se fëmijët shpesh e preferojnë atë më shumë se atë vetë.
“A e dini kush ju gatuan? Kush ju solli në jetë?!” tha ajo duke qeshur.
Megjithëse çifti preferon një jetë të qetë larg Hollywood-it, Rihanna nuk i pëlqen izolimi i të famshmëve.
“Nuk më pëlqen jeta e Rapunzel-it. Nuk dua të humbas mundësinë për të jetuar normalisht”, u shpreh ajo.
Sa i përket muzikës, Rihanna la të kuptohet se një album i ri është në horizont, duke e quajtur muzikën “lirinë e saj”.
Megjithëse nuk ka publikuar një LP që nga Anti (2016), ajo pranoi se është i vetmi album i saj që e dëgjon ende me kënaqësi.