Telenews

Nora Istrefi sjell versionin e ri të hitit klasik ‘Me Ritëm Do Vallëzoj’ të Eliza Hoxhës

nora-istrefi-sjell-versionin-e-ri-te-hitit-klasik-‘me-ritem-do-vallezoj’-te-eliza-hoxhes

Nora Istrefi sjell versionin e ri të hitit klasik ‘Me Ritëm Do Vallëzoj’ të Eliza Hoxhës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor, me titull “Me Ritëm Do Vallëzoj”, një këngë që premton të sjellë energji të lartë për publikun.

Ky projekt përbën një rikrijim të njohur të këngës “Me Ritëm Do Të Vallzoj”, e vitit 2000 nga Eliza Hoxha, duke i dhënë asaj një frymë moderne dhe ritmike që i përshtatet stilit aktual të Nora Istrefit.

Për realizimin e këtij projekti janë angazhuar disa nga emrat më të njohur të industrisë muzikore shqiptare.

Muzika është punuar nga Eliza Hoxha, Enis Presheva dhe Claydee, ndërsa tekstin e këngës e kanë krijuar Memli Krasniqi dhe BimBimma.

Videoklipi ka një dimension vizual atraktiv dhe plot energji.

Me këtë këngë, Nora Istrefi synon të rikthejë atmosferën e muzikës ritmike të fillimviteve 2000, duke kombinuar elemente nostalgjike me tinguj modernë, të cilët pritet të bëjnë që publiku të vallëzojë dhe të shijojë ritmet e saj.  

Të ngajshme

Listës së banorëve të BBVA 6 i shtohen edhe këto 6 emra

Rrezarta Ramaj

Pse Miranda Kerr refuzoi ftesën për sfilatën e Victoria’s Secret? Një parandjenjë që nuk mund ta injoronte!

Rrezarta Ramaj

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Rrezarta Ramaj