Telenews

Rikthehen ndeshjet elitare të basketbollit kosovar, dy super-ndeshje sonte

 

 

Sot dhe nesër zhvillohet java e 22-të në Prince Caffe Superligë, që është pjesa finale e kampionatit, e që pritet të jetë shumë interesante.

Sfida e parë do të zhvillohet sot nga ora 17:00 ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, ku atmosfera në Gjakovë si gjithmonë pritet të jetë e jashtëzakonshme. Kuqezinjtë janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 12 humbje, kurse verdhezinjtë ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e gjashtë humbje.

Takim shumë i rëndësishëm sonte shihet edhe në mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit, që fillon nga ora 19:00. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 13 humbje, kurse therandasit në pozitën e katërt me 12 fitore e nëntë humbje.

Të ngajshme

FIFA e përjashton një skuadër nga Kupa e Botës për klube

Donat Hashani

‘Komploti’ i Barcelonës për rikthimin sensacional të Messit

Valjeta Turkaj

Kapiteni i rezervuar pas fitores, kërkon mobilizim për ndeshjen e kthimit

Donat Hashani