Telenews

Rikthehen reduktimet e energjisë në Kosovë

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se edhe sot (e martë) do të ketë kufizim të energjisë elektrike.

Kështu ka deklaruar edhe pse Ministria e Ekonomisë të hënën njoftoi se është kthyer normaliteti dhe se do të ketë furnizim të rregullt.

Ai ka konfirmuar se reduktimet veçse kanë filluar që nga ora 09:00 e mëngjesit.

“Reduktimet kanë filluar nga e hëna dhe kanë qenë minimale, edhe sot nga ora 9 kanë filluar kufizimet e energjisë elektrike”, ka thënë ai të martën.

Buzhala ka thënë se arsye për reduktime është meqë furnizimi është duke u bazuar nga prodhimi vendor dhe se nuk ka para që të blihet energji në tregjet ndërkombëtare.

“Që 1 vit e më shumë e kemi bartur krizën në supet tona. Aktualisht kufizimet parashihen të jenë 2 orë pa energji elektrike dhe 6 me energji. Alternativa e kursimit të energjisë duhet të aplikohet. Gjithashtu duhet që çmimi të reflektojë koston dhe të ketë infuzion financiar për sistemin elektroenergjetik. Dihet se ishin planifikuar të jepen 90 milionë euro, porse ato para nuk janë dhënë asnjëherë dhe kjo e ka zhytur në kolaps sistemin elektroenergjetik”, ka thënë ai në KTV.

Ndërkohë, Minsitria e Ekomomisë në një deklaratë për media të lëshuar të hënë, kanë theksuar se do të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike por kanë lënë të kuptohet se mund të ketë përsëri reduktime në ditët e ardhshme.

“Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike. Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim.”, thuhej në komunikatën e ME-së.

Të ngajshme

Petkoviq thumbon palën kosovare për dinarin

Donat Hashani

Ministria nënshkruan kontratë 21 milionëshe për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë

Donat Hashani

Qeveria ndan kaq para për procesin e votimit në veri më 21 prill

Donat Hashani