Telenews

Rikthehet në ekran pas tri vitesh, Elita Rudi me kreacion në shenjë kujtimi për Arlind Gjikollin: Ti do të jesh gjithmonë me ne

rikthehet-ne-ekran-pas-tri-vitesh,-elita-rudi-me-kreacion-ne-shenje-kujtimi-per-arlind-gjikollin:-ti-do-te-jesh-gjithmone-me-ne

Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi, ka bërë rikthimin në ekran pas një pauze të gjatë.

Ajo është kthyer pas tri vitesh me një program në Klan Kosova, në kuadër të Big Brother VIP Kosova, që filloi të hënën (5 dhjetor).

Moderatorja në ditën e sotme (e diel) ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen, në një fustan bardhë e zi.

Fustani, i punuar nga stilisti Valdrin Sahiti, është bërë enkas në shenjë përkujtimi për drejtorin menaxhues të Telegrafit dhe artistin, Arlind Gjikolli –Gjikla.

“A ishit me ne në ‘Big Talk Show’? Rikthimi në ekran pas tre vitesh për mua ishte emocion i fortë. Ju dua, se jeni me u dasht”, tha Elita.

“Faleminderit Valdrin Sahiti për kreacionin që gjithmonë do të jetë për mua kujtim e shenjë për Arlindin – Gjiklën Tonë. A.Gj, ti do të jesh gjithë me ne”, tha më tutje Rudi.

Arlind Gjikolli – Gjikla u nda nga jeta të hënën në mbrëmje pas një sëmundjeje.

Të ngajshme

Bebe Rexha befasohet live nga prindërit dhe kunata në emisionin e famshëm amerikan –

KushtrimGuraj

Kjo është kënga që Dolly Parton zgjodhi dikur për funeralin e saj

Yllka Gashi

Martohet bija e Jasharajve, Feride Jashari kurorëzon dashurinë me Orges Racaj

KushtrimGuraj