Telenews

Rikthehet në shtëpinë e tij të dytë, Messi viziton “Camp Noun” e ri

Barcelona po shkon drejt rikthimit në folenë e vet.

Pas dy vjetëve punime, Barça pritet që gjatë këtij viti do të luajë në stadiumin e vet, ku edhe kishte mbajtur një stërvitje speciale aty.

Por një video e qarkulluar në rrjetet sociale, tregon legjendën e Barcelonës, Lionel Messin, i cili vizitoi stadiumin e ri të Barçës pa u vënë re nga fansat.

“Mbrëmë u ktheva në vendin që më mungon me shpirt. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur. Shpresoj që një ditë të mund të kthehem dhe jo vetëm për të thënë lamtumirë si lojtar, siç nuk do të mund ta bëja kurrë”, deklaroi Messi.

“La Pulga”, fokusin e tij e ka në MLS me Inter Miamin ku të cilët gjenden në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore.

Të ngajshme

Chelsea merr lajmin e keq për Joao Pedron, sulmuesi do të mungojë për disa javë –

KushtrimGuraj

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj