Ish mbrojtësi i Interit, Daniele Adani ka
thënë se menaxhimi i Romelu Lukaku do të jetë një test për aftësitë
menaxheriale të Simone Inzaghit si trajner
Sulmuesi belg duket se do të rikthehet në San
Siro pas 12 muajve që ju bashkua Chelsea dhe arritja e tij – bashkë me Paulo
Dybala, nëse ai i bashkohet Interit si transfer i lirë – do të bënte që të këtë
edhe ndryshime taktike.
Adani, i cili punon si analist në Itali, tha
se do të ishte interesante të shohim çfarë do të ndryshonte Inzaghi dhe si do
të funksiononte vija e sulmit e re e tij.
“Ardhja e Romelusë do të ishte e mirë për Simone,
gjithashtu, i cili do të tregonte nëse është rritur në termat e një stili të ri
të lojës”, tha ai për La Gazzetta dello Sport, transmeton GazetaExpress.
Lukaku ishte yll i Interit gjatë fitores së
titullit më 2020/21 dhe ishte lojtari më i mirë i atij sezoni në Serie A.
Ai u largua për t’ju bashkuar Chelsea verën e
kaluar, pavarësisht se ishte golashënuesi më i mirë i klubit në të gjitha
garat, ai ka dështuar madje edhe të startojë në ndeshje të mëdha.
Adani thotë se ai ende beson që ky do të jetë
një nënshkrim i mirë për Interin.
“Absolutisht po. Pas përvojës së tij para një
viti, të gjithë aty humbën. Nuk e di ku do të ishte Interi por është e sigurt
që ai është lojtar i mirë, i cili bëri gjëra tepër të mëdha për dy sezonet e
tij me këtë klub. Inzaghi do të këtë një top skuadër më të”, tha ai. /GazetaExpress/
The post “Rikthimi i Lukaku do të testojë aftësitë menaxheriale të Inzaghit” appeared first on Gazeta Express.

