Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë që nuk ka informata nëse ka diskutime lidhur me kthimin e mundshëm të Vjosa Osmanit në këtë parti.
“Me sinqeritetin më të madh ju them, nuk jam askund në këto diskutime dhe nuk kam asnjë informacion lidhur me këtë, por një diçka dua ta them. Kur është votuar për masën e largimit nga kryesia të zonjës Vjosa Osmani, unë kam qenë ndër të paktë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm që kanë votuar kundër, por asnjë konsekuencë nuk e kam pasur për atë votim”, ka thënë Murtezaj në DPT TE Fidani në Klan Kosova.
“Unë kam vazhduar të jem prapë pjesë aktive”.