Telenews

Prishtina barazon sërish në shtëpi, kësaj radhe ndaj Llapit

prishtina-barazon-serish-ne-shtepi,-kesaj-radhe-ndaj-llapit

Prishtina dhe Llapi kanë barazuar pa gola në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Kosovës.

Vendasit ishin superior në 45 minutat e para, duke renditur rastet para portës së Llapit.  

Leotrim Kryeziu tentoi dy herë, ndërsa Alex Gnapi dhe Rigon Llugiqi kishin nga një rast, por Marijan Coric ishte në vend. 

Me të vërtet arsyeja kryesore që nuk kishte gola në pjesën e parë ishte portieri kroat me pritjet e tij.  

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, me të dy skuadrat që kishin rastet e tyre. 

Prishtina tentoi me Drilon Islamin në dy raste nga distanca, por pa sukses. 

Në anën tjetër, Ardit Tahiri kishte rastin më të mirë për Llapin, por i vetëm me portier gjuajti lartë mbi portë. 

Prishtina është në vendin e pestë me 30 pikë, kurse Llapi i parafundit me 23 pikë.   

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj