Sulmuesi belg, Romelu Lukaku është i
gatshëm që të kthehet përsëri në San Siro pas një sezoni të vështirë në Angli,
por për momentin nuk ka ndonjë marrëveshje
CEO i Interit, Beppe Marotta ka thënë se ende
ka “vështirësi” për ta rikthyer Romelu Lukaku në San Siro nga Chelsea, sepse
ende janë larg arritjes së një marrëveshje.
“Është një rrugë e realizueshme, por ende ka
disa vështirësi që ne kemi nevojë që të bëjmë një rivlerësim që ta bëjmë të
mundur këtë. Ne nuk do ta lajmërojmë rikthimin e Lukakusë sot”, tha Marotta për
Radio Anch’Lo Sport, transmeton GazetaExpress.
Ai ka folur edhe për atë nëse në skuadër do të
vije Paulo Dybala pasi që atij i ka skaduar kontrata me Juventus në fund të
këtij sezoni.
“Lukaku dhe Dybala janë synimet tona, por ne
duhet që t’i marrim në konsideratë edhe problemet financiare”.
“Ne jemi në bisedime me këta dy lojtarë dhe ne
do të shim të lumtur nëse nënshkruajmë me ta. Nëse jo, ne do të marrim në
konsideratë synime tjera. Një lojtar i vetëm nuk është me rëndësi, çfarë ka
rëndësi është grupi dhe tashmë ne kemi një skuadër solide.
Marotta po ashtu ka konfirmuar që qëllimi i
interit është që ta zgjat kontratën me Lautaro Martinez, teksa mbrojtësi i
Torinos Bremer është synim nëse Milan Skriniar largohet gjatë afatit të verës.
Teksa ende presim të dhënë kur është në pyetje
blerjet e Lukaku dhe Dybala, Marotta ka thënë se Interi janë shumë afër për t’i
konfirmuar marrëveshjet me portierin e Kamerunit, Andre Onana dhe me
plejmejkerin armen, Henrikh Mkhitaryan pasi që ata janë në përfundim të kontratave respektive në
Ajax dhe Romë. /GazetaExpress/
The post Rikthimi në Inter i Lukakusë nga Chelsea po përballet me “vështirësi” appeared first on Gazeta Express.

