Rita Ora më në fund konfirmoi se është martuar me regjisorin Taika Waititi të premten, duke e përshkruar atë dasmën si ‘perfekte’ dhe ‘një ditë të veçantë’.
Këngëtarja 32 vjeçe, po fliste në një intervistë të fundit Heart Radio Breakfast për të promovuar këngën e saj më të re “You Only Love Me”, shkruan DailyMail.
Rita tha: “Po jam e martuar. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me videon time të re muzikore po luaj në atë që mund të kishte qenë dasma ime”.

