Telenews

Rita Ora me të tjera poza nga performanca në stadiumin Eden Park në hapjen e “Rugby World Cup 2021”

rita-ora-me-te-tjera-poza-nga-performanca-ne-stadiumin-eden-park-ne-hapjen-e-“rugby-world-cup-2021”

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej kohësh, Rita Ora, performoi ditën e djeshme (e shtunë) në Kupën Botërore të rugbit për femra në Auckland.

Ajo bëri një hyrje spektakolare, ndërsa interpretoi disa nga hitet më të njohura përfshirë “Anywhere”.

Derisa mori vëmendje të madhe me paraqitjen e mahnitshme, biondja ka sjell disa imazhe e video të tjera nga prapaskenat e këtij eventi.

Bukuroshja shqiptare zgjodhi një kostum të gjelbër shkëlqyes, duke vënë në pah këmbët e tonifikuara.

Nga Eden Park të Zelandës së Re, autorja e këngës “Lonely Together” dhuroi performancë për t’u mbajtur mend.

“Faleminderit Kupa e Botës së rugbit që më kishit mua. Shumë e nderuar që performova në hapjen e Kupës së Botës të femrave në Auckland natën e kaluar”, tha ajo.

Në ngjarje nuk mungoi as partneri i saj, regjisori Taika Waititi, i cili është një mbështetës i artistes me prejardhje nga Kosova.

U raportua se Rita dhe Taika u martuan në muajin gusht në Londër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Të ngajshme

Çifti në bregdet, kështu po e feston Gimbo sot ditëlindjen

Yllka Gashi

Paditet Selena Gomez! Investitorët e akuzojnë këngëtaren për mashtrim, kërkojnë rikthimin e 1.2 mln dollarëve

Yllka Gashi

“Nuk erdha për para”, Zlatko Dalic pasi emërohet trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe

Yllka Gashi