Telenews

Rita Ora paralajmëron këngën e re “Heat” – sjell një atmosferë të zjarrtë verore në klip

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka paralajmëruar rikthimin e saj në skenën muzikore me projektin më të ri, këngën “Heat”.

Artistja, e cila prej prej më shumë se një dekade e gjysmë është pjesë e industrisë muzikore ndërkombëtare, ka ndarë me ndjekësit një pjesë të këngës përmes një videoje në TikTok, ku shfaqet në një atmosferë tejet verore dhe sensuale.

Kënga, që në dëgjimin e parë i përket zhanrit pop-dance me ndikime elektronike, përmban ritme të shpejta dhe motive verore që e bëjnë ideale për sezonin që po vjen. Me energji pozitive dhe një refren të kapshëm, “Heat” pritet të jetë një tjetër hit në repertorin tashmë të pasur të Ritës.

Pjesë e paralajmërimit ishte edhe një klip i shkurtër nga videoja muzikore, ku Rita Ora shfaqet me veshje të guximshme dhe në skena që përcjellin sensualitet dhe stil të theksuar veror. Klipi përmban ngjyra të forta, ndriçim tropikal dhe një estetikë që e bën videon tërheqëse dhe dinamike.

Rita Ora, e cila vazhdon të jetë një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës pop në arenën ndërkombëtare, me këtë projekt dëshmon edhe një herë aftësinë e saj për të sjellë hite që i rezistojnë kohës dhe që ndihen të freskëta në çdo stinë.

Të ngajshme

Aktori i njohur rikuperohet pas aksidentit: “S’kam kaluar në dramë, komedia vazhdon!”

Valjeta Turkaj

Pamje nga festa e ditëlindjes së Gjestit

Valjeta Turkaj

“Sa e mirë je” – Limi injoron Albën, nis të flet me një banore tjetër

KushtrimGuraj