Për shumë futbollistë te Real Madridi, triumfi në Champions League ishte vetëm një tjetër sukses evropian, por për të tjerët ishte i pari.
Ky ishte rasti i Rodrygo Goes, një prej
heronjve të “Los Blancos”, veçanërisht me golat e tij kundër Manchester Cityt
në gjysmëfinale.
I intervistuar nga Cortes Podcast, Rodrygo
tregoi një numër historish, transmeton Gazeta Express.
Njëri, megjithatë, ishte më interesant se
pjesa tjetër, pasi ai zbuloi disa fjalë nga Luka Modric për Mohamed Salah pas përfundimit
të ndeshjes në Paris.
“Më duhet të tregoj një ngjarje
qesharake. Kur mbaroi finalja e Ligës së Kampionëve, ne bëmë një gardë nderi
për lojtarët e Liverpoolit. Salah kaloi pranë, i dëshpëruar dhe Modric, i cili
ishte në anën tjetër, e përshëndeti dhe i tha: ‘mund të provosh përsëri herën
tjetër’”, tregoi Rodrygo.
Rodrygo e bëri të qartë se Real Madridi
kishte përdorur komentet e Salah para ndeshjes si motivim, me egjiptianin që
fliste shumë për hakmarrjen në ditët para finales. /Gazeta Express/
The post Rodrygo zbulon se si u tall Modric me Salahun pas finales së Ligës së Kampionëve appeared first on Gazeta Express.

