Telenews

Rogerti përplaset me Ledion Liçon: Unë s’kam një histori me bixhozin

Në Post Big Brother VIP Albania, mbrëmja u shoqërua me diskutime për ngjarjet pas finales dhe një pasqyrë të përgjithshme të gjithë edicionit, por nuk munguan as debatet mes ish-banorëve dhe moderatorit.

Si zakonisht, një nga momentet që bëri më shumë “zhurmë” ishte ai i Rogert Sterkajt, i cili u shfaq i tensionuar dhe i indinjuar për disa deklarata të dëgjuara gjatë finales.

Në një moment, Rogerti u përplas edhe me moderatorin Ledion Liço, duke treguar se ishte ndier i fyer nga ajo që Ledioni i kishte thënë pas largimit nga gara në finalen e madhe: “Kujdes me lekët”.

Reagimi i Rogertit ishte i drejtpërdrejtë dhe i ashpër:

“Më the ‘kujdes me lek’. Po kujdesu ti për lekët e tua mor shok”, iu drejtua ai Ledionit, duke e kthyer bisedën në një debat të hapur në studio.

Ledion Liço, nga ana e tij, iu përgjigj duke e lidhur situatën me një rrëfim që Rogerti kishte ndarë më herët me publikun gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA, kur kishte folur për problemet e tij me bixhozin dhe humbjet e mëdha financiare. “Unë nuk kam një histori me bixhozin”, u shpreh Ledioni, duke lënë të kuptohet se komenti i tij ishte bërë në këtë kontekst.

Të ngajshme

Nagavci: Nuk jemi njoftuar për nënshkrimet e LDK-së as unë e as Kurti

Valjeta Turkaj

Publikohen emrat, këta janë muzikantët më të pasur në botë në vitin 2026

Valjeta Turkaj

Një anëtar i ekipit të Shakirës humb jetën gjatë ndërtimit të skenës për koncertin në Brazil

Rrezarta Ramaj