Telenews

Rohde: Gjermania i konsideron legjitime vendimet e Qeverisë për targat dhe reciprocitetin

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se vendimet e Qeverisë për reciprocitet me letërnjoftime dhe konvertim të targave janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se në takimin me presidenten Vjosa Osmani pjesë e bisedës ishte edhe të dy vendimet që ngjallën tensione në veri të vendit.

“Theksova se vendimet janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, ka shkruar Rohde.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj