Telenews

Roma heq dorë nga transferimi i Xhakës, kjo është arsyeja

Roma raportohet se ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës.
Futbollisti nga Kosova që nga viti i kaluar është i lidhur me një kalim në “Olimpico”, por një lëvizje të tillë duket se po shkon drejt dështimit.
Sipas “Il Tempo”, bisedimet janë ndaluar pasi Roma nuk është pajtuar me çmimin e kërkuar nga Arsenali për shitjen e Xhakës.
“Topçinjtë” thuhet se po refuzojnë të shesin reprezentuesin e Zvicrës për nën 20 milionë euro dhe një numër i klubeve të tjera tashmë po ndjekin nga afër zhvillimet.
29-vjeçari ishte sërish i rregullt në formacionin e Arsenalit në sezonin e fundit, por ai nuk mendohet të jetë në planet e trajnerit Mikel Arteta për të ardhmen.
Granit Xhaka me londinezët ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Të ngajshme

Messi i pandalshëm, shënon katër gola në fitoren 7-1 të Inter Miamit –

KushtrimGuraj

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj