Roma do t’i shpërblejë 166 tifozët që morën pjesë në humbjen 6-1 kundër Bodo/Glimt në tetor me bileta për finalen e Ligës së Konferencës.
Ndonëse Roma u kualifikua në finalen e Europa Conference Leagu, udhëtimi deri këtu nuk ishte i lehtë.
Në fazën e grupeve, Roma e Mourinhos u mposht nga Bodo/Glimt me rezultat 6-1, ku në stadium ishin të pranishëm 166 tifozë romak.
E, për dëshpërimin që këta 166 tifozë pësuan nga humbja 6-1, Roma ka vendosur që t’i shpërblejë ata me bileta falas për ndeshjen finale kundër Feyenoordit që do të luhet më 25 maj në Tiranë.
“Klubi ka vendosur të shpërblejë 166 tifozët e pranishëm në ndeshjen e 21/10/2021 në sektorin e mysafirëve të Aspmyra Stadion”, thuhet në deklaratën e klubit.
Atë natë, tifozët e Romës ishin aq të zhgënjyer sa nuk pranuan të merrnin fanellat nga kapiteni Lorenzo Pellegrini dhe shokët e tij në fund të ndeshjes.
Kujtojmë se Roma u kualifikua në finalen e parë evropiane pas 31 vjetësh, duke e mposhtur Leicester Cityn me rezultat 1-0 në ndeshjen kthyese në Olimpcio.

