Telenews

Roma po mendon transferimin e McKennies nga Juventusi

Weston McKennie do të rikthehet te Juventusi më 1 korrik pas huazimit gjashtë mujor në elitën e futbollit anglez te Leeds United.

Leeds kishte të drejtën e lojtarit nëse mbetej pjesë e Ligës Premier, por ata kanë rënë në xhiron e fundit nga elita e futbollit anglez.

Kësisoj McKennie rikthehet te Juventusi edhe pse nuk pritet të ketë të ardhme aty, pasi torinezët nuk llogaritin në shërbimet e tij.

Roma është skuadra e radhës që ka shfaqur interesim për amerikanin, me presidentin amerikan Dan Friedkin që e pëlqen shumë bashkëkombësin e tij.

Juventus është gati ta lejoj largimin e amerikanit vetëm nëse vije një shumë prej 20 milionë eurove, që nga Roma po konsiderohet e lartë.

Calciomercato ka raportuar se kryeqytetasit janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit amerikan.

Në garë për lojtarin është edhe gjiganti turk Galatasaray, ku Juventus mund ta përdorë McKennien si shkëmbim me Nicolo Zaniolon.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 41 ndeshje në të gjitha garat për dy klubet, ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Të ngajshme

Edon Zhegrova zbulon ëndrrën e tij të madhe me fanellën e Juventusit

KushtrimGuraj

Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën er Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

KushtrimGuraj

Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë, dy futbollistë me program të diferencuar

Valjeta Turkaj